Fiorentina i “rrëmben” objektivin Juves dhe Lazios, talenti i Empolit pranë “vjollcëve”

Juventus dhe Lazio janë prej kohësh të interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Empolit, Fabiano Parisi. Megjithatë, asnjëra nga klubet nuk ka dalë me një ofertë për talentin italian në këtë merkato vere.

Orët e fundit, një nga klubet e Serie A thuhet se i ka kaluar Juventusin dhe Lazion në garën për 22-vjeçarin. Siç raporton “Calciomercato”, në mënyrë të papritur Fiorentina ka avancuar në garë dhe tani po punojnë për të gjetur një marrëveshje me shoqëruesit e lojtarit.

Sezonin e kaluar në Serie A, Parisi shkëlqeu me Empolin duke kryer 33 paraqitje dhe arriti të realizojë 2 gola dhe po kaq asiste për klubin e tij. /oversport.tv

Foto: Empoli FC, Facebook