Lucas Torreira ka pranuar të transferohet te skuadra italiane e Fiorentinës pas dy viteve që ata e kërkonin mesfushorin. Sipas mediave italiane, uruguajani vjen në Itali me formulën e huazimit për shifrën e 2 milionë Euro dhe me të drejtë blerje përfundimtare në fundin e sezonit për shifrën e 15 milionë Euro. Ndërsa përsa i përket objektivit tjetër të Fiorentinës për mesfushën Miralem Pjaniç situata duket mjaft e ndërlikuar. Shumë klube janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, por problem mbetet paga e tij e lartë. Mediat spanjolle janë të sigurta për marrëveshjen ndërmjet Barcelonës dhe Fiorentinës për Pjaniç ,sa japin detaje dhe mbi rrogën e lojtarit, ku nga 7 milionë Euro që merr te Barcelona 4 milionë do i paguajë klubi italian. Ndërsa pjesa tjetër prej 3 milionë Euro do të paguhet nga Barcelona. Gjithçka mbetet në dorën e Presidentit të Fiorentinës : Commisso, i cili mund të mbyllë me sukses këtë operacion duke dhënë dakordësinë për aspektet ekonomike të transferimit. Nëse do të transferohej dhe Pjaniç te klubi italian, atëhere Fiorentina do të shiste dy mesfushorë.
