Fiorentina kërkon të përforcojë mesfushën, tenton lojtarin e Barcelonës

Fiorentina kërkon të përforcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm dhe mediat spanjolle kanë nxjerrë në dritë një tjetër lojtar që italianët kërkojnë. Bëhet fjalë për talentin e Barcelonës, Riqui Puig.

Këtij të fundit i skadon kontrata në fundin e sezonit tjetër dhe për ëktë arsye, klubi katalanas kërkon ta shesë që mos ta humbasë me parametër zero. Kështu, Fiorentina kërkon të përfitojë nga situata dhe ta transferojë Puig në Itali.

Megjithatë, për momentin, në “pole position” për shërbimet e tij qëndron klubi portugez i Benficas. Gjithsesi, Barcelona ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e lojtarit, ndërsa pritet që gjithçka të zbardhet në ditët në vijim. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook