Fiorentina ka mposhtur 3-1 në “Mapei” Sassuolon në sfidën që hapi javën e fundit të kampionatit italian në Oversport dhe Tibo.
Pjesa e parë është e ekuilibruar dhe mbyllet në barazim pa gola 0-0. Sfida ndizet në fraksionin e dytë të lojës. Cabral shënon golin e avantazhit për Fiorentinën, por Sassuolo barazon shifrat me Berardin nga pika e bardhë e penalltisë.
Saponara rikthen në avantazh miqtë, ndërsa Ruan ndëshkohet me karton të kuq dhe vendasit mbeten me 10 lojtarë. Pak minuta më vonë Nico Gonzalez shënon golin e tretë për Fiorentinën dhe vulos përfundimisht fatin e kësaj ndeshjeje.
Fiorentina mbyll me fitore kampionatin dhe fokusohet te finalja e Conference League kundër West Ham, që do të luhet të mërkurën. / Oversport.tv