Fiorentina nis sulmin final ndaj Berardit, Ikone alternativa e sulmuesit

Fiorentina po mendon që tani për sesionin e ardhshëm të merkatos. Klubi “vjollcë” i ka çuar një ofertë zyrtare Sassuolos prej 15 milion eurosh për të marrë shërbimet e sulmuesit Domenico Berardi.

Sulmuesi ka kohë që është një objektiv i klubit të drejtuar nga Rocco Commisso, që tentoi ta sillje në Firenze edhe gjatë sesionit të fundit të merkatos, po pa sukses.

Tashmë ka ardhur një tjetër tentativë, por shifra e propozuar duket se nuk ka kënaqur Sassuolon, që pretendon më shumë dhe pritet që të refuzojë këtë ofertë. Gjithsesi Fiorentina nuk kërkon që të mbesë e papërgatitur dhe ka gati planin B.

Është arritur marrëveshja si me Lille edhe me Jonathan Ikoné, sulmues francez i datëlindjes 1998. Fiorentina është e gatshme që të mbyllë operacionin, sapo të marrë vendosë se çdo të bëhet me Berardin. /Oversport.tv