Fiorentina ka marrë fitoren e tretë radhazi në Serie A dhe viktima e saj këtë herë ka qenë Genoa. Ekipi Vjollcë ia doli me rezultatin 2-1 të merrte pikët e plota, në një ndeshje të dominuar prej tyre.
Genoa pati mundësinë e parë për gol me Matia Destro, kurse Fiorentina rrezikoi më pas me Nicolas Gonzales dhe Giacomo Bonaventura. Gjithsesi në 45 minutat e para nuk pati gol.
Fiorentina u fut me të njëjtin motivim në fushë edhe në pjesën e dytë dhe Biraghi ishte ai që dha sinjalin që goli nuk do të vononte. Ashtu ndodhi, pasi Saponara me një goditje perfektë ndëshkoi skuadrën e Genoa.
Biraghi kishte mundësinë të realizonte golin e qetësisë, por nuk ia doli dot. Gjithsesi një minutë më pas, në të 89’ Bonaventura i dyfishoi shifrat në favor të skuadrës nga Firence.
Minutat shtesë sollën një tjetër gol, këtë herë për Genoan. Një penallti e akorduar me VAR u kthye në gol nga Criscito, që nuk e fali portierin Dragowski. / oversport.tv