Fiorentina, prezantohet Ikone: Jam këtu për t’u përmirësuar

“Duhet të shpërthej dhe të përmirësohem, prandaj jam këtu”. Kështu prezantohet Jonathan Ikoné, përforcimi i parë i merkatos dimërore të Fiorentinës, që u ble nga Lille për shumën e 15 milion eurove.

“Maignan? Është i lumtur për mua, kemi shkëmbyer mesazhe. Do të takohemi në fushë dhe do të vazhdojmë të jemi miq. Driblingu dhe shpejtësia janë cilësitë e mia”, ka thënë sulmuesi që do të veshë fanellën me numrin 11-të.

Në krah të lojtarit gjatë prezantimit ka qenë edhe drejtori sportiv i klubit, Daniele Prade: “Ka vetëm pak ditë këtu por duket sikur luan me ne prej vitesh.

E bindën ambiciet tona dhe tashmë do të ketë kohë që të përshtatet me futbollin italian dhe lojën tonë. Është një lojtar modern. Projekti ynë pëlqehet nga të gjithë, prandaj Ikone zgjodhi Fiorentinën”, ka thënë drejtuesi i Fiorentinës. / Oversport.tv