Firmino shuan shpresat e Interit, braziliani pranë marrëveshjes së re

Në janar ishte përfolur për një kalim të mundshëm të Roberto Firmino në radhët e Interit si lojtar i lirë. Megjithatë, këtë gjë e ka hedhur poshtë agjenti i sulmuesit brazilian.

Agjenti Roger Wittman, ka zbuluar së fundmi se 31-vjeçari së shpejti mund të nënshkruajë për rinovimin e kontratës me Liverpool. “Në shkurt, ndoshta do të marrim vesh se deri ku shkon udhëtimi. Jemi në një rrugë të mirë. Ne kemi bisedime shumë të mira me Liverpool. Ky është një klub i jashtëzakonshëm.” – tha agjenti i Firmino për “Sky Sport Deutschland”.

Bashkëpunimi mes “The reds” dhe sulmuesit 31-vjeçar, pritet të zgjasë edhe për dy vite të tjera. Një lajm jo i mirë për Interin, të cilët raportohet se e ndiqnin sulmuesin për ta përfituar në verë si lojtar të lirë. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook