Shqipëria U21 do të luajë kundër Çekisë më 6 shtator, ndërkohë që FSHF ka njoftuar se dy prej lojtarëve të ftuar nuk do të jenë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi për këët sfidë.
FSHF bën me dije se nuk ka fluturuar drejt Shqipërisë për arsye personale Armando Dobra, kurse Eljon Tuci do të bashkohet me Shqipërinë U19 që drejtohet nga Armando Cungu për ndeshjen ndaj Izraelit pasditen e sotme.
Ndërkohë ekipi i Bushit ka zhvilluar edhe një test me Akademinë e Futbollit dhe ka fituar me rezultatin 5-0. Karrica e Marinaj shënuan nga dy gola, kurse tjetrin Çoba.
Shqipëria U21 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Molla, Marku, Selmani, Pëllumbi, Ismajlgeci, Çelhaka, Lakti, Mehmeti, Karrica, Nikqi, Çoba. / oversport.al