Fitoi titullin kampion sezonin e fundit, Juventusi futet në garë për ish-sulmuesin e Interit

26 gola në 29 ndeshje dhe titulli kampion me Galatasarayn, Mauro Icardi është rikthyer edhe njëherë në qendrën e merkatos europiane. Sulmuesi argjnetinas duhet të rikthehet sërish në Paris, por PSG nuk ka për qëllim ta mbajë në skuadër dhe kërkon ta shesë në këtë merkato, për mos e lejuar të largohet më vonë me parametër zero.

Kërkesat e para janë nga Serie A, aty ku deri më tani dukej se në garë për ish-sulmuesin e Interit ishte vetëm Roma. Megjithatë, për Icardin është krijuar edhe një pistë e re, bardhezi, me Juventusin që e konsideron sulmuesin si zëvendësin ideal në rast se largohet Dusan Vlahovic.

Sigurisht që gjithçka varet nga largimi i mundshëm i sulmuesit serb, i cili kohët e fundit është përfolur se do t’i jap lamtumirën Juventusit. Sa i përket Icardit, PSG e vlerëson këtë të fundit rreth 15-20 milionë euro, ndërsa problem për Juventusin mbetet paga e lojtarit që përfiton rreth 10 milionë euro në sezon. /oversport.tv