Fiton pa shkëlqim, tashmë Juventusi ka sërish filozofinë e Allegrit

Ka dy opsione se si gota shihet në ambientin e Juventusit. Fillimisht shihet gjysmëplot duke marrë parasysh fitoren ndaj Cagliarit, tre pikë që konsolidojnë më shumë vendin e katërt për Juventusin në garën që ka me Romën e Mourinhos.

Nga ana tjetër, gota shihet edhe gjysmë bosh, sepse pas asaj humbjeje të pamerituar kundër Interit, Juventusi mund të ishte tashmë duke luftuar për titullin kampion së bashku me tre ekipet e tjera të kreut.

Megjithatë, ajo që u pa ndaj Cagliarit, ishte manifestimi i filozofisë së Allegrit, që do të thotë se tashmë ekipi i ka bërë të tijat idetë e trajnerit. Nuk është rasti për të diskutuar tre pikët më shumë sesa atë që Juventus paraqiti në fushë.

Loja nuk është shumë e rrjedhshme si në Derbin e Italisë, por për Allegrin mjafton të fitohet. Ndeshja tipike që për një tifoz neutral nuk është më emocionuesja, por për tifozët e Juventusit është e duhura, sepse herët apo vonë është vërtetuar se të çon drejt titullit kampion.

Allegri arrin të shfrytëzojë aftësitë e mira individuale që kanë sulmuesit e Juventusit, Dybala e Vlahovic, ndërsa diçka më shumë pritej nga mesfushorët, Arthur, Zakaria e Rabiot. Megjithatë, një ndeshje pa shumë ngjyra për ta edhe sepse skena u vodh nga Cuadrado që është “asi nën mëngë” për Allegrin për të krijuar rrezik në zonën kundërshtare.

Mbrojtja ishte një tjetër pikë ku Allegri po arrin të marrë garanci. De Ligt po bind në lojën mbrapa, por arrin gjithashtu edhe të sulmojë mirë. Rasti perfekt është goli i barazimit kundër Cagliarit, ndërsa rrezikon edhe në raste të tjera.

Mbi të gjitha, ekipi nuk u traumatizua pas disavantazhit nga goli i Joao Pedro. Arriti të përmbyste gjithçka pa shkëlqim, për të treguar shpirtin se nuk dorëzohen kurrë. Filozofia e Allegrit po funksionon. Përgjigjet nga ekipi i ka marrë ashtu si i duhen. Edhe pse jo sivjet, të gjitha të dhënat thonë se Juventusi mund të vendosë sërish diktatin nën drejtimin e Juventusit, por fillimisht duhen edhe disa ndërhyrje të vogla në merkato. /oversport.tv