Fitore e artë, Leverkusen kthen me këmbë në tokë M’Gladbach

Bayer Leverkusen ka festuar kundër Borussia M’Gladbach, pasi fitoi me rezultatin 2-1 dhe i ktheu vendasit të humbja pas nisjes me triumf kundër kampionëve në fuqi të Bayern Munich.

“Aspirinat” mund të kishin fituar edhe më thellë, por golin e parë e shënuan në fillimin e pjesës së dytë. Patrick Schick gaboi me penallti, por gabimin e tij e korrigjoi Andrich që e çoi topin në rrjetë.

Goli i dha zemër skuadrës së Leverkusen dhe Schick bëri autokritikë dhe realizoi në minutën e 74-t golin e dytë për skuadrën e tij.

Gladbach nuk u dorëzua dhe shënoi me Elvedi, kurse Leverkusen mbeti deri në fund me zemër në dorë, pasi nuk shënoi dot as me Demirbay në një tjetër penallti të fituar.

Gjithsesi deri në fund e ruajti epërsinë dhe mori pikët e plota, që e mbajnë në vend të tretë në Bundesliga pas 19 javësh.

Bundesliga – JAVA 19
Borussia M’Gladbach-Bayer Leverkusen 1-2
Shënues:
Elvedi 81’/ Andrich 51’, Schick 74’

/ oversport.tv