Fitore e vuajtur që vlen kreun, Chelsea mund minimalisht Brentford

Chelsea ka mbajtur kryesimin e Premier League edhe këtë javë pas një fitoreje të vuajtur në fushën e Brentford me rezultatin 1-0. Edhe pse ndeshja dhe rastet ishin kryesisht të vendasve, ishin blutë e Londrës ata që arritën të zhbllokonin takimin falë Chilwell në të vetmen goditje në kuadrat.

Kryesuesit e Premier League nuk ishin në ditën e tyre më të mirë këtë ndeshje duke lënë shumë terren për kundërshtarët. Megjithatë, për fatin e mirë të tyre dhe aftësinë e portierin Mendy, lojtarët e Brentford nuk mundën dot ta çonin topin në rrjetë.

Kështu ekipi i Tunchel mban kryesimin në renditjen e përgjithshme në kampionat me një pikë më shumë se vendi i dytë Liverpool. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE- JAVA 8
BRENTFORD-CHELSEA 0-1
Shënues:
Chilwell 45’