Kastrioti është rikthyer kur duhet te fitorja. Krutanët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Egnatian, që javën e shkuar u mposht edhe nga Skënderbeu.
Skuadra e drejtuar nga Ramazan Ndreu u mundua të shënonte që në pjesën e parë, por edhe mund ta kishin pësuar nga Imeri i Egnatias.
Pas 45 minutave pa gol, në të dytën ishte Spartak Ajazi ai që u bë heroi i Kastriotit. Sulmuesi kurbinas shënoi me kokë ndaj Egnatias dhe krutanët e panë vetën në avantazh.
Basha dhe Greca më pas mund të kishin shënuar edhe golin e dytë, por nuk ia dolën dot. Egnatia 10 minutat e fundit i mbylli me një lojtar më pak, pasi Allmuça u ndëshkua me karton të kuq.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Kastrioti shkoi në kuotën e 8 pikëve, tre më pak se Egnatia dhe Skënderbeu që po luftojnë gjithashtu për mbijetesë.
Abissnet Superiore – Java 13
Kastrioti-Egnatia 1-0
Shënues: Ajazi 61’
/ oversport.tv