Fitore me pasoja për Chelsean, Tuchel humbet dy sulmuesit për disa javë

Thomas Tuchel ka konfirmuar se Romelu Lukaku dhe Timo Werner do të qëndrojnë ca kohë pushim, pasi dolën të dëmtuar nga fusha e blertë në sfidën kundër Malmos. Sipas asaj që thotë trajneri i Chelseat, të dy sulmuesit do të qëndrojnë ca kohë larg fushës së blertë.

“Lukaku ka pësuar një dëmtim në kavilje, ndërsa Timo një tërheqje. Besoj se do të mungojnë për disa ndeshje. Nuk bëhem pishman që aktivizova Romelun, sepse doja që ti jepja besim. Gjëra si këto mund të ndodhin, ky është fat i keq”, ka thënë tekniku i “bluve” të Londrës.

Chelsea kryeson renditjen e Premier Ligës, por sulmuesi belg që u ble këtë verë për 97.5 milion paund, ka një muaj që nuk po gjen dot rrugën e rrjetës. Madje ka patur edhe disa polemika, mes Contes dhe Tuchel, sepse tekniku italian pretendon se Lukaku nuk po shfrytëzohet siç duhet. /Oversport.tv