Fitore me peshë për Brooklyn dhe Memphis, Chicago mposht Cleveland

Brooklyn dhe Memphis fitojnë ndeshjet e tyre, duke mposhtur respektivisht Miami (110-95) dhe Milwaukee (127-102). Buzëqeshin edhe Chicago e Toronto që fitojnë sfidat respektive kundër Cleveland dhe Indiana.

MIAMI HEAT-BROOKLYN NETS 95-110

Brooklyn arrin një fitore të madhe në transfertë, pasi dominon në Miami dhe mposht kryesuesen e Konferencës së Lindjes, që detyrohet ti dorëzojë kreun Philadelphias.

Pjesa qendrore e ndeshjes (perioda e dyte dhe e tretë) ka qenë vendimtare në këtë sfidë dhe reagimi i vendasve në periodën e fundit (27-14) nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Durant (23 pikë), Curry (17 pikë) dhe Drummond (13 pikë dhe 11 rebounde) janë më të mirët për Nets.

MEMPHIS GRIZZLIES-MILWAUKEE BUCKS 127-102

Ndeshja tjetër e madhe e mbrëmjes në NBA ka qenë sfida mes Memphis dhe Milwaukee, që është fituar nga vendasit 127-102. Melton me 24 pikë dhe Bane me 20 pikë kanë qenë më të mirët për  Grizzlies. Giannis Antetokounmpo realizon 30 pikë dhe 11 rebounde për nuk mjaftojnë që kampionët në fuqi të evitojnë humbjen e 28-të sezonale.

CLEVELAND CAVALIERS-CHICAGO BULLS 94-98

Përballjen direkte për një vend në zonën e play off-it e fiton Chicago, që arrin të triumfojë 98-94 në shtëpinë e Cavaliers. LaVine dhe DeRozan janë liderat e Bulls-ave dhe mbyllin sfidën respektivisht me 25 dhe 20 pikë. Darius Garland me 28 pikë është më i miri në radhët e Cleveland. / Oversport.tv

Foto: Brooklyn Nets Twitter

Ndeshjet e tjera të NBA:

TORONTO RAPTORS-INDIANA PACERS 131-91

DENVER NUGGETS-OKLAHOMA CITY THUNDER 113-107

NEW ORLEANS PELICANS-SAN ANTONIO SPURS 103-107

PORTLAND TRAIL BLAZERS-HOUSTON ROCKETS 98-115

ORLANDO MAGIC-SACRAMENTO KINGS 110-114