Fituesi i “Topit të Artë”: Rregullat e reja, France Football bën revolucion

Polemikat për “Topin e Artë” është e vështirë të shmangen, por me ndryshimet e reja që “France Football” do të bëjë do të jenë më të pakta. Herën e fundit që Leo Messi e fitoi kishte shumë komente.

Tashmë “France Football” ka vendosur që çmimin më të rëndësishëm për futbollistë e futbolliste ta japë në çdo fund sezoni, jo në fund të vitit kalendarik. Ceremonia e ardhshme do të zhvillohet në tetor, çka do të thotë që Botërori “Katar 2022” nuk do të ndikojë në fituesin e këtij sezoni.

Champions League për meshkuj dhe femra do të ketë peshën kryesore për fitimin e “Topit të Artë”, ndërkohë që do të ketë një panel më të vogël votimi dhe kritere më të qarta para votimit.

Paraqitja individuale e futbollistëve do të ketë peshën më të madhe dhe nuk do të merret në konsideratë karriera e një lojtari.

Didier Drogba do të bashkohet me panelin që përzgjedh listën fillestare të futbollistëve, ndërkohë që nuk do të votojnë më 170 gazetarë, por vetëm 100, nga kombëtaret e renditura në 100 vendet e para në klasifikimin e FIFA. E njëjta procedurë edhe për femrat, por aty do të votojnë vetëm 50 gazetarë. / oversport.tv

Foto: Ballon d’Or #ballondor, Twitter