Fjalët e Al-Khelaifi peshojnë, Neymar mendon të largohet nga PSG

Neymar nuk e ka aspak të sigurt qëndrimin te Paris Saint-Germain, sidomos pas deklaratave të fundit të presidentit Al-Khelaifi në drejtim të tij.

Brazilianit nuk i kanë pëlqyer aspak fjalët e numrit një të klubit parisien dhe tashmë po mendon seriozisht largimin nga kryeqyteti francez shkruan “RMC Sport”.

Agjentët e tij po mundohen që të gjejnë një skuadër të re për Neymar, të cilin zërat e merkatos e kanë afruar me Chelsea, Juventus dhe Barcelona. / Oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook