Fjodor Xhafa: Longo, i vetmi që hedh sytë nga akademia! Mos kujtojmë brezat e artë të Flamurtarit, por të fokusohemi te të rinjtë

Ish-lojtari i njohur i Flamurtarit dhe shumë skuadrave të tjera në Shqipëri, Fjodor Xhafa, aktualisht trajneri i skuadrës U19 të Flamurtarit ka folur për Oversport në prag të sfidës kundër Apolonisë.

“Gjithçka ka nisur këtu në Vlorë, pasi edhe im atë ka qenë pjesë e skuadrës së Flamurtarit. Më pas kisha karrierën time edhe në skuadra të tjera të Shqipërisë.

Pjesë e stafit të Longos? Duhet të falënderoj trajnerin Longo, sepse ka bashkëpunuar ngushtë me akademinë. Pjesë e ekipit U19 janë aktualisht 2 lojtarë dhe shumë të tjerë pritet që të grumbullohen në të ardhmen.

Longo është trajneri i vetëm që i beson të rinjve dhe shpresojmë që të kemi këtë vazhdimësi edhe më tej. Që të mos kujtojmë bresat e artë të Flamurtarit, por të flasim për të rinjtë, që janë premtues dhe e ardhmja e futbollit të këtij qyteti.

Gara në Superiore? Mes Tiranës dhe Partizanit uroj që Tirana të fitojë kampionatin”, ka thënë mes të tjerash Xhafa. / Oversport.tv