Flakë e re për Norris, zyrtarizon fejesën me modelen Luisinha Oliveira

Lando Norris nis një tjetër garë në jetë. Me një foto në Instagram në dunat e Dubait, Lando Norris ka bërë publike fejesën e tij.

Flaka e re e pilotit është modelja portugeze Luisinha Barosa Oliveira. Piloti i McLaren postoi një fotografi me 22-vjeçaren gjatë pushimeve të tyre në Dubai me mbishkrimin “Dielli im”.

E dashura e re e Norris, ka lindur në 1999 dhe mbushi 22 vjeç më 30 nëntor. Ajo është me origjinë nga Porto, dhe punon në botën e modës si influencer dhe modele kryesisht e rrobave të banjës, për agjencinë e modës “Central Models”. Ndërkohë në Instagram ka rreth 102 mijë ndjekës. /oversport.tv