Flamurtari bën detyrën përballë Burrelit, vlonjatët rikthehen në krye

Përfundon dhe përballja e fundit në Kategorinë e Parë mes Flamurtarit dhe Burrelit, e vlefshme për javën e 10-të. Vlonjatët arrijnë të fitojnë minimalisht pëerballë miqve me rezultatin 1-0.

Burreli ishin ata që ia bënë më të vështirë ndeshjen Flamurtarit, por këta të fundit bënë detyrën e tyre. Mjaftoi vetëm një gol i Iacovellit në pjesën e parë që i dhuroi 3-pikët vendasve.

Pas kësaj fitoreje, Flamurtari rimerr kreun e Kategorisë së Parë dhe ndodhet me pikë të barabarta me Dinamon. Trembet Burreli, të cilët këtë humbje gjendet vetëm një pikë larg zonës së ftohtë.