Flamurtari blindon sulmin, vlonjatët zyrtarizojnë blerjen e lojtarit që spikati te Bylis

Flamurtari vazhdon të përforcojë organikën në prag të startit të sezonit të ri të Kategorisë së Parë.

Klubi vlonjat njofton se ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit nigerian Amos Beji Anthony, që sezonin e kaluar spikati në Superiore me fanellën e Bylis.

Sulmuesi është zyrtarisht blerja më e re e Flamurtarit dhe do të bashkohet me skuadrën në ditët në vijim. Kujtojmë që vlonjatët kanë qenë shumë aktivë në merkato dhe synojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon. /Oversport.tv