Flet agjenti i Insignes: De Laurentiis i ka ofruar gjysmën e asaj që fiton

E ardhmja e Lorenzo Insignes nuk është vendosur akoma dhe tifozët e Napolit kanë frikë se kapiteni i tyre mund të largohet nga skuadra. Agjenti i sulmuesit 30-vjeçar, do që të qartësojë situatën dhe i lëshon një mesazh presidentit Aurelio de Laurentiis.

“Kam lexuar shumë budallallëqe në lidhje me kërkesat për rinovimin e kontratës. Napoli i ka ofruar pothuajse gjysmën e asaj që fiton sot dhe natyrisht që po vazhdojmë tratativat me qetësi. Secili bën lojën e tij, por klubi duhet të hedhë një hap përpara”, ka thënë Vincenzo Pisacane.

“Kur rinovohet kontrata, rriten përfitimet e lojtarit. Mjafton të shohësh se si janë trajtuar ata që kanë firmosur një kontratë të re para Insignes. Është e kotë të thuash që Lorenzo po qëndron në vend”, ka shtuar agjenti i kapitenit të Napolit.

Gjithsesi kjo situatë nuk do të thotë që palët janë ndarë përfundimisht, përkundrazi: “Jemi gjithmonë në kontakt me De Laurentiis. Ka një vlerësim reciprok, por Aurelio e di mirë se oferta duhet të rritet dhe jo të zvogëlohet. Jemi në fazat e para të bisedimeve dhe është e qartë që secili shikon përfitimet e tij.

Por, po duket sikur Lorenzo kërkon gjithë botën. Madje ka edhe ndonjë tifoz idiot që i thotë mercenar. Të gjitha këto, pas lajmeve që nuk kanë lidhje me realitetin. Nuk e di si dalin shifrat, kur nuk njohin faktet. Pres që klubi të bëj një hap para, pasi lojtari është një simbol i Napolit”, ka përfunduar Pisacane. / Oversport.tv