Flet drejtuesi, Antonello: Lukaku dëshiron të kthehet tek Interi

“Lukaku ka dëshirë të madhe që të kthehet tek Interi. Duhen verifikuar disa detaje ekonomike dhe të zgjidhen disa probleme teknike, por për këto gjëra është më mirë që të flisni me Marottan.

Do të vijë brenda 30 qershorit? Do të mundohemi që ta bëjmë transferimin në kohën e duhur”, ka thënë administratori i deleguar i Interit, Alessandro Antonello.

Të mërkurën ka patur një kontakt mes drejtuesve zikaltër dhe Chelsea, që rezultoi pozitiv. Palët po punojnë për formulën e huazimit. Interi ka ofruar 5 milionë euro, propozim që është refuzuar nga klubi anglez.

Pritet që zikaltërit të rrisin ofertën në 10 milionë euro, që të kënaqin londinezët dhe të kthejnë në Milano sulmuesin belg. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter