Flet menaxheri i njohur: Transferimi i Haaland do të kushtojë 300 milion euro

Në një intervistë të dhënë për “Sport Bild”, agjenti i njohur gjerman, Volker Struth, që përfaqëson mes shumë emrave të njohur edhe Timo Werner dhe Toni Kroos, ka deklaruar se një transferim i mundshëm i yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland jashtë Bundesligës do ti kushtojë shumë shtrenjtë klubit të tij të ardhshëm.

Sipas agjentit, klubit të ardhshëm të sulmuesit norvegjez, do ti kushtojnë rreth 300 milion euro transferimi i tij. “Besoj se transferimi i tij do të ndodhë në vitin 2022, sepse ka një klauzolë në kontratën e Haaland, që e lejon këtë. Paketa e plotë me pagën për 5 vite dhe komisionin për agjentin do të shkojnë rreth 250-300 milion euro”, la thënë Struth.

Deri më tani transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit është 222 milion euro, shuma që ka paguar PSG-ja për të marrë shërbimet e Neymar nga Barcelona në vitin 2017. Haaland, u transferua tek Dortmundi në vitin 2020 nga Salzburg dhe ka një kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2024. /Oversport.tv