Flet Pioli në prag ndeshje: Dest dhe Diaz gati, na presin pesë ndeshje delikate

Milani hodhi një hap të madh pasi u kualifikua në Champions League të cilët fituan bindshëm në Zagreb përballë Dinamos me shifrat 4-0. Të dielën në mbrëmje kuqezinjtë  udhëtojnë drejt Torinos ku do të përballën në një sfidë të vlefshme për javën e 13-të të Serie A. Tekniku i Milanit, Stefano Pioli doli në konferencë dhe foli në prag të ndeshjes dhe për situatën në ekip.

SYNIMET – “Qëllimi në fillim të sezonit ishte që deri në datën 13 nëntor të bënim sa më përpara në kampionat dhe të kualifikoheshim në 1/16 të Champions League. Na presin pesë ndeshje delikate para pushimit të Kupës së Botës.”

TORINO – “Është emocionuese të përballesh me skuadrën e Juric dhe ne e kemi përgatitur veten siç duhet. Është një lojë që paraqet shumë vështirësi. Me Torinon kemi luajtur shumë kohë më parë dhe kemi mundur ta kapërcejmë. Personaliteti dhe cilësia do të na nevojiten. Verona dhe Monza i ngjajnë kundërshtarit tonë të nesërm. Duhet vazhdimësi sepse Napoli po bën shumë mirë, edhe pse humbëm pa e merituar ndaj tyre.”

RIKUPERIMET – “Dest dhe Diaz janë rikuperuar dhe janë të gatshëm për t’u thirrur. Nuk do të ketë asnjë problem nëse Brahim të luajë në dy ndeshje të ngushta si ato me Torinon dhe Salzburgun. Maignan të hënën do të bëjë një kontroll tjetër këtu dhe më pas do të vlerësojmë se si de ku do të vazhdojë trajtimin.”

“De Ketelaere do të ketë situata më të mira. Ne e vlerësojmë me qetësi rrugën e një djali që gjithmonë është i disponueshëm dhe inteligjent. Talenti herët a vonë lulëzon, gjithmonë nëse punon me pasion.” – tha më tej Stefano Pioli. /oversport.tv