Florenzi do të operohet në gju, të paktën një muaj larg fushës

Milani humbet edhe Alessandro Florenzin për shkak të një dëmtimi. Pas vizitës mjekësore të kryer sot në mëngjes është vendosur që anësori kuqezi t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të zgjidhur një problem në menisk.

Operacioni është programuar për të premten dhe pasi të ketë përfunduar do të përcaktohet qartë koha e rekuperimit, por aktualisht parashikohet rreth një muaj pushim.

Kundër Atalanës do të rikthehet në dispozicion të Piolit, Simon Kjaer dhe mund të grumbullohet edhe Junior Messias.

Ndërsa dihet tashmë që, Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në dispozicion të Milanit pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare. / Oversport.tv