Florenzi ka mbërritur në qytet

Mbrojtësi i datëlindjes 1991 ka mbërritur në Milano, gati për të nisur aventurën në klubin kuq e zi. Për zyrtarizimin priten vizitat mjekësore dhe firma në kontratë. Huazim prej 1 milionë eurosh me të drejtë blerje sezonin tjetër për shumën e 4,5 milionë Euro. Ka nisur aventura e re kuq e zi për Alessandro Florenzin. Mbrojtësi I datëlindjes 1991, i kthyer pas fitores së Europianit me kombëtaren Italiane, ka mbërritur në Milano, pas mbylljes me sukses së tratativës mes Milanit dhe Romës. Dita e parë për të si futbollist kuq e zi, në program janë vizitat mjekësore dhe firma në kontratë pastaj do bëhet zyrtarizimi. Pas dy eksperiencave në huazim te Valencia dhe PSG, Florenzi kthehet në Seria A dhe për herë të parë do të veshë në Itali një fanellë tjetër perveç asaj të Romës.

Detajet e Operacionit:
Një huazim i përkohshëm për mbrojtësin italian. Milan do të paguajë shifrën e 1 milionë Euro për huazimin e lojtarit dhe do të këtë mundësinë për ta blerë në fund të sezonit për shifrën e 4,5 milionë Euro. Në vitin 2022, Florenzi do të ketë mundësinë për të mbyllur raportin e tij me skuadrën e Romës përfundimisht, skuadër me të cilën është rritur dhe ka luajtur deri në Janar 2020. Vetë lojtari për të ndihmuar në mbylljen e operacionit ka hequr dorë nga rroga e Gushtit, rreth 400 mijë Euro.