Florenzi: Milani është një ekip solid, Maldini një legjendë si Totti

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi ka dhënë një intervistë të gjatë për Skrill.com ku ka komentuar eksperiencën e tij deri më tani me kuqezinjtë. Ai foli gjithashtu edhe për Paolo Maldinin dhe bëri një krahasim të tij me legjendën e Romës, Francesco Totti.

“Kam gjetur një klub shumë mirë të organizuar. Gjithmonë jam trajtuar mirë në klube të ndryshme gjatë viteve dhe Milan është një prej tyre. Grupi është solid, të gjithë më pritën mirë dhe po kaloj një përvojë të shkëlqyer. Mora një telefonatë nga Milani dhe zgjodha të vij këtu sepse skuadra më donte shumë.

Kur mendoj për Milanin, të gjithë kampionët që kanë kaluar këtu dhe kanë veshur këtë fanellë më vijnë menjëherë në mendje. Pata fatin që takova dhe njoha njërin prej tyre, Paolo Maldinin. Ai është një legjendë e këtij klubi, ai ka të njëjtën dashuri që Totti dhe De Rossi kanë për Romën. Burra si ata i quaj të paprekshëm, jo ​​vetëm për atë që i kanë dhënë klubeve të tyre, por edhe të gjithë futbollit italian”. /oversport.tv