Florenzi: Milani pa Maldinin, si Roma pa Tottin! Ishim si Italia e Euro 2020

Alessandro Florenzi, nga grumbullimi me kombëtaren e Italisë, ka dalë para mediave dhe sigurisht gazetarët e kanë ngacmuar atë në lidhje me Milanin dhe situatën e fundit me Maldini e Massara, të cilët ende nuk kanë rinovuar.

“Maldini? E kam njohur këtë vit, ai është një njeri me vlera të mëdha dhe do të bashkoja me të edhe Massara. Janë baza e kampionatit të fituar. Të dy kanë bërë një punë të madhe, së bashku me trajnerin.

Ata janë njerëz shumë të rëndësishëm, që mund të bëjnë gjëra të mira te Milani. Një Milan pa Maldinin është pak a shumë si Roma pa Tottin dhe De Rossin”, u shpreh Florenzi fillimisht.

“Gjatë rrugëtimit tim me Milani kam gjetur shumë ngjashmëri mes kuqezinjve dhe Italisë që doli kampione Europe. Kisha kohë që e thosha, por te Milani nuk më kuptonin sepse nuk e kishin përjetuar atë që përjetova unë. Ti e ndjen kur ka diçka. Unë e ndjeva dhe e thashë, në fund u gëzova që kisha të drejtë”.

“E ardhmja te Milani? Dëshira është vetëm të pushoj, vetëm kaq…”, u shpreh mbrojtësi i krahut të djathtë, të cilin Milani e ka huazuar nga Roma dhe duhet të paguajë 4.5 milionë euro për ta transferuar përfundimisht. / oversport.tv