Florian Marku gati për sfidën e radhës, ndeshet në Wembley me boksierin francez

Florian Marku ka konfirmuar ndeshjen e tij të radhës. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Marku ka deklaruar se do të sfidojë boksierin francez Jorick Luisetto më 20 nëntor.

Ndeshja do të zhvillohet në Londër në Stadiumin Wembley. Luiseto ndërkohë është një boksier 33-vjeçar. Ai ka zhvilluar deri më tani 13 takime, midis të cilave ka arritur 11 fitore dhe 2 humbje.

Boksieri francez ka mundur të mposhti kundërshtarët me “knock out” 3 herë. Sakaq, Marku vazhdon ngjitjen e tij në renditjen e përgjithshme të boksierëve. Shqiptari ka zhvilluar deri tani 10 takime, midis të cilave 9 i ka fitore dhe 1 barazim. /oversport.tv