Florian Marku zbret në ring, shijoni një mbrëmje magjike boksi në Oversport dhe Tibo

Erdhi dita e shumëpritur, një ditë feste për boksin shqiptar, pasi në arenën gjigante të improvizuar në stadiumin “Air Albania”, kampioni kuqezi Florian Marku do të mbrojë titullin WBC Silver përballë meksikanit Miguel Parra Ramirez.

“Mbreti shqiptar” zbret në ring për herë të parë në shtëpinë e tij dhe interesimi I tifozëve kuqezi për këtë përballje është I jashtëzakonshëm. Të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin ndeshjen në stadiumin mund të shohin këtë mbrëmje magjike boksi në Oversport dhe Tibo.

Do të jetë një mbrëmje maratonë,  sepse Unioni I Boksit Shqiptar do të sjellë për publikun edhe 10 sfida të tjera boksi, ku do të garojnë boksierë të talentuar shqiptar dhe të huaj.

Spikat sfida Amarildo Vraja-Borislav Velev, e vlefshme për titullin WBC Youth Intercontinental.

Të gjithë këtë maratonë boksi mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht vetëm në Oversport dhe Tibo prej orës 16:00./Oversport.tv