“Fokusi jonë është te lojtarë si Kristjan Asllani”, Marotta shpjegon merkaton e Interit

Beppe Marotta i është rikthyer edhe njëherë merkatos së verës që Interi zhvilloi. Drejtori i përgjithshëm i zikaltërve sqaroi për mediat arsyen pse u larguan Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal, ndërsa tregoi se fokusi i Interit tashmë ësht te lojtarët e rinj si Kristjan Asllani.

“Sanchez nuk ka qëndruar për arsye ekonomike. Ne kishim nevojë të ulnim faturat e pagave. Ju siguroj se nuk kishte të bënte aspak me kërkesat e trajnerit.

Ndërsa largimi i Arturo Vidal kishte të bënte me moshën e tij. Programi jonë sportiv parashikon përfshirjen e lojtarëve të rinj siç është Kristjan Asllani, një djalosh i lindur në vitin 2022”, u shpreh ndër të tjera Beppe Marotta.

Kujtojmë që Kristjan Asllani u transferua në merkaton e verës nga Empoli drejt Interit për rreth 15 milionë euro. /oversport.tv