Nuk mjaftojnë 130 milionë euro fitime nga merkatoja e verës dhe një rritje të ardhurash prej 245% nga sponsorët, pasi Inter sipas mediave italiane ka një humbje prej 12 milionë eurosh në muaj dhe pritet të mbyllë bilancin e sezonit 2020/2021 me një humbje të konsiderueshme.
Bazuar në këto të dhëna Sunning është në kërkim të ortakëve të rinj për të mos humbur kontrollin e klubit.
Puna e kryer nga drejtuesit e klubit Marotta, Ausilio dhe Antonello ka sistemuar financat e Interit për momentin.
Gjithsesi Sunning duke vazhduar në këtë mënyrë do ta ketë të vështirë të mbajë kontrollin e klubit përtej këtij sezoni sportiv.
Zgjidhja do të ishte nëse fillon dhe shet lojtarët më të mirë të ekipit ose të gjejë ortakë të rinj për klubin. Diçka duhet bërë për ta zgjidhur këtë situatë. / oversport.tv