Milan luan sot ndeshjen e dytë në Champions përballë Atletico Madrid, e vlefshme për grupin B. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli do kërkojnë pikët e para përballë spanjollëve të Diego Simeones.
Pioli duhet të luajë pa Giroud dhe Ibrahimovic, pasi nuk janë në formë të mirë fizike. Për këtë arsye në qendër të sulmit mund të konfirmohet i zakonshmi Rebic, i cili shënoi në humbjen 3-2 kundër Liverpool.
Alessio Romagnoli mund t’i bashkohet Tomorit në qendrën e mbrojtjes. Kjaer është rikuperuar nga një dëmtim në ndeshjen më Venezian, por trajneri nuk preferon ta rrezikojë.
Te spanjollët, trajneri Simeone nuk ka të gatshëm mbrojtësin Savic. Vendin e tij mund ta marrë Felipe, i cili pritet të jetë partner me Gimenez në qendër të mbrojtjes. Trippier dhe Lodi janë favoritë për krahët e prapavijës.
Rodrigo de Paul, një njohës i mirë i Serie A, mund ta nisë nga minuta e parë, bashkë me Lemar dhe Joao Felix. Sulmi do përbëhet nga të zakonshmit Griezman dhe Suarez.
Formacionet e mundshme
Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Rebic. Trajner: Pioli
Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Trippier, Felipe, Gimenez, Hermoso; Correa, De Paul, M.Llorente, Carrasco; Griezmann, Suarez. Trajner: Simeone
Në ndeshjen tjetër, Interi udhëton në Ukrainë për të luajtur përballë Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë të grupit D. Pas humbjes së parë në Champions me Realin dhe dështimit për të marrë 3 pikë përballë Atalantës në shtëpi, zikaltërit do tentojnë kthesën ndaj Shakhtarit të Roberto de Zerbit.
Dumfries dhe Calhanoglu janë favoritë për ta nisur nga minuta e parë, ndërsa Darmian dhe Vecino parashikohen të jenë në stol. Simone Inzaghi është gati të konfirmojë të njëjtin formacion si me Atalantën, me skemën 3-5-2,ku Dzeko dhe Lautaro Martinez do jenë në qendër të sulmit. Correa dhe Vidal do e nisin nga stoli.
De Zerbi në anën tjetër do e nis me Pyatov në portë, ndërsa në mbrojtje do rreshtohen Marlon bashkë me Matviyenkon. Ndryshimi i vetëm pritet të jetë aktivizimi i Alan Patrick në vijën e parë të sulmit bashkë me Tete dhe Pedrinho. Sulmin do e udhëheqë Lassina Traore, i cili ka shënuar 9 gola këtë sezon.
Formacionet e mundshme
Shakhtar Donetsk (4-2-3-1): Pyatov; Dodo, Marlon, Matviyenko, Ismaily; Maycon, Stepanenko; Tete, Alan Patrick, Pedrinho; Traoré. Trajner: De Zerbi
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro. Trajner: Inzaghi
/oversport.tv