Genoa kërkon pikë jetike në luftën për mbijetesë në transfertën e vështirë të stadiumit “Maradona”.
Në krahasim me ndeshjen kundër Juventusit, tekniku Blessin do të hedhë në fushë që nga minuta e parë Gudmundsson dhe Yeboah. Te Napoli e gjithë vëmendja është e fokusuar tek Lorenzo Insigne, që luan ndeshjen e tij të fundit para publikut të tij.
Formacionet zyrtare:
NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabiàn Ruiz; Lozano, Mertens, Insigne; Osimhen. Trajner. Spalletti
GENOA (4-2-3-1): Sirigu; Hefti, Bani, Ostigard, Criscito; Badelj, Galdames; Gudmundsson, Amiri, Portanova; Yeboah. Trajner. Blessin