Formacionet e Porto-Lazio, Sarri zgjedh vetëm Strakoshën nga shqiptarët

Lazio përballet me Porton në Europa League dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Kishte dilema për portën te italianët dhe trajneri Sarri ka vendosur.

Thomas Strakosha do të luajë nga fillimi dhe jo spanjolli Pepe Reina. Elseid Hysaj, lojtari tjetër i kombëtares shqiptare, e nis nga stoli.

Porto (4-3-3) – Diogo Costa; Joao Mario, Mbemba, Pepe, Zaidu; Otavio, Grujic, Uribe; Fabio Vieira, Toni Martinez, Pepe.

Lazio (4-3-3) – Strakosha; Marusic; Luiz Felipe, Patric, Radu; Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Pedro, Zaccagni.