Formacionet e Spezia-Lazio, Strakosha e Manaj mes titullarëve

Spezia-Lazio është dueli i fundit për sot në Serie A. Kjo sfidë luhet prej orës 20:45 dhe si zakonisht transmetohet në kanalet Oversport përmes platformës Tibo.

Trajnerët Motta e Sarri ndërkohë kanë përzgjedhur edhe formacionet dhe bien në sy edhe dy lojtarët e kombëtares shqiptare, sulmuesi Rey Manaj dhe portieri Thomas Strakosha.

SPEZIA (4-2-3-1): Provedel; Amian, Hristov, Nikolaou, Reca; Maggiore, Kiëior; Verde, Agudelo, Gyasi; Manaj. Trajner: Thiago Motta

LAZIO (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Acerbi, Patric, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni. Trajner: Sarri. / oversport.tv