Formacionet zyrtare/ “El Clasico” në Oversport dhe Tibo, ka surpriza te të dyja skuadrat

Reali dhe Barcelona do të “përplasin brirët” në orën 21:00 për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit të cilën keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. “El Clasico” e parë do të luhet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa emocioni dhe spektakli është i garantuar.

Në prag të kësaj sfide Carlo Ancelotti dhe Xavi kanë zgjedhur edhe 11 titullarët të cilët do të startojë këtë supersfidë. Nuk mungojnë surprizat nga të dyja kampet që vijnë edhe me mungesa të rëndësishme. Xavi duhet të bëjë llogaritë pa Dembele, Lewandowski dhe Pedrin.

Për këtë arsye, në majën e sulmit Xavi ka preferuar Ferran Torres që do të ketë në krah Raphinhan dhe Gavin. Me formacionin 4-3-3 katalanasit do të luajnë me Ter Stegen në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Araujo dhe Balde nga krahët. Në qendër Kounde do të jetë së bashku me Marcos Alonso që detyrohet të luajë jashtë pozicionit të tij natyral.

Do të ketë hapësirë edhe për Franck Kessie në mesfushë, së bashku me De Jong dhe Busquets.

Nuk ka shumë surpriza te Reali që zëvendëson mungesën e madhe David Alaba me mbrojtësin Nacho.

FORMACIONET ZYRTARE