Formacionet zyrtare: Reja konfirmon Strakoshën, Seferi nga minuta e parë

Ashtu si pritej, për shkak të mungesave të shumta tekniku Edy Reja është detyruar të bëjë shumë ndryshime në formacionin kundër Andorrës. Njësoj si në sfidën ndaj Anglisë, ai ka hedhur në portë Thomas Strakoshën.

Ndërkohë mungesat e treshes së mbrojtjes ai i ka plotësuar me Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari. Për sa i përket mesfushës, Roshi do të mbulojë krahun e djathtë, me Hysaj në ekstremin tjetër.

Qendra do të mbulohet nga Laçi, Ramadani dhe Çekici. Linjat e sulmi do t’i mbulojnë Uzuni dhe Seferi.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Strakosha – Mihaj, Dermaku, Hoxhallari – Roshi, Laçi, Ramadani, Çekiçi, Hysaj – Uzuni, Seferi

Andorra: Gomes- San Nicolas, Llovera, Garcia, Alavedra, Cervos- Martinez, Vieira, Pujol, Alaez- Rosas