Sfida mes Monzas dhe Udineses në orën 18:30 në stadiumin “U-Power” do të hapë javën e tretë të Serie A, një event që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Vendasit kanë pësuar 2 humbje në 2 sfidat e para në histori që kanë zhvilluar në elitën e futbollit italian, ndërsa miqtë vijnë në këtë takim pas barazimit shtëpiak përballë Salernitanës.
Dy teknikët kanë publikuar formacionet titullare që do të hedhin në fushën e blertë.
Formacionet zyrtare:
MONZA (3-5-2): Di Gregorio; Caldirola, Marrone, Carlos Augusto; Birindelli, Valoti, Colpani, Sensi, Molina; Petagna, Caprari.
UDINESE (3-5-2): Silvestri; Becao, Nuytinck, Masina; Pereyra, Lovric, Walace, Makengo, Udogie; Deulofeu, Beto.