Formacionet zyrtare: Si rreshtohen Partizani dhe Vllaznia në “Elbasan Arena”

Partizani dhe Vllaznia janë gati për gjysmëfinalen e parë mes tyre në Kupën e Shqipërisë. Trajneri Mehmeti i ka dhënë fund dilemave të tij.

Marku aktivizohet në të djathtë të mbrojtjes, kurse Mala luan në mesfushë. Junior do të jetë në majë me Skukën, me Kallakun pas tyre.

Te Vllaznia Kruja është pozicionuar si mbrojtës i djathtë. Hoxhaj rikthehet titullar në të djathtë të sulmit, kurse Aralica është preferuar para Djurdjevic.

PARTIZANI: Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Murataj, Matondo, Mala, Kallaku, Skuka, Stenio Junior.

VLLAZNIA: Zogovic, Kruja, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj, Da Silva, Latifi, Aralica. / oversport.tv