Formacionet zyrtare Spezia-Napoli: Manaj titullar, Spalletti lë pushim Rrahmanin

Sfida Spezia-Napoli do të hap siparin e ditës së fundit të Serie A. Me ndeshjen që do të startojë në orën 12:30, të dyja ekipet po luajnë vetëm për statistikë pasi objektivat sezonal janë arritur të gjithë.

Sakaq, të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare që do të startojnë këtë ndeshje. Kështu ka vend në sulm edhe në sfidën e fundit për Rey Manaj.

Nga ana tjetër te Napoli nuk ka vend për një fanellë titullari për mbrojtësin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahamni. Në vend të tij Juan Jesus që do të formojë dyshen e mbrojtjes me Kalidou Koulibaly. /oversport.tv

Formacionet zyrtare:

SPEZIA (4-2-3-1): Provedel; Amian, Erlic, Nikolau, Ferrer; Maggiore, Kiwior; Verde, Agudelo, Antiste; Manaj.

NAPOLI (4-2-3-1): Meret; Zanoli, Jesus, Koulibaly, Ghoulam; Demme, Lobotka; Politano, Zielinski, Elmas; Petagna.

/oversport.tv