Formacioni i Andi Lilës: Kush janë më të mirët e javës së katërt të Superiores?

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Andi Lila, aktualisht në rolin e opinionistit në emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport dhe Tibo ka publikuar formacionin më të mirë të javës së katërt të kampionatit shqiptar të futbollit.

Kjo javë ka qenë e mbushur me surpriza, ku kanë spikat fitoret e Erzenit, Bylisit dhe Egnatias respektivisht përballë Partizanit, Laçit dhe Vllaznisë, prandaj në 11-en më të mirë të Lilës për këtë javë dominojnë lojtarët e këtyre tre skuadrave.

Tre lojtarë të Erzenit (Nonato, Kadriu dhe Sadiki), tre lojtarë të Egnatias (Musta, Zejnullai dhe Malota)  dhe po aq të Bylisit (Trumci, Macolli dhe Teqja) janë pjesë e formacionit të javës.

Vendet e mbetura boshë plotësohen nga Lorenco Vila i Teutës dhe Kodra i Kastriotit. Trajneri më i mirë i javës është zgjedhur Edlir Tetova i Egnatias. / Oversport.tv