Formacioni i vitit nga IFFHS, sa shumë kampionë Europe në të

Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave, shkurt IFFHS, ka publikuar formacionin më të mirë më lojtarë nga Europa.

Në të janë përfshirë katër lojtarë që u shpallën kampionë Europe në EURO 2020 me Italinë. Njëri është lojtari i turneut, Gianluigi Donnarumma.

Nuk mungojnë në mbrojtje Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, ndërkohë që reparti i prapavijës plotësohet nga Cesar Azpilicueta dhe Ruben Dias.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Italiani tjetër është Jorginho, që mesfushën e ndan me yje si Kevin De Bruyne dhe N’golo Kante. Sulmi është “bombë”, me Robert Lewandowski të mbështetur nga Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo.

Trajneri i kësaj skuadre është zgjedhur Thomas Tuchel, kurse në stol janë gjermanët Antonio Rudiger, Manuel Neuer dhe Thomas Muller. Skuadra kompletohet me portugezët Joao Cancelo e Bruno Fernandes, si dhe me sulmuesit Karim Benzema e Erling Haaland. / oversport.tv