Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Sylvinho zbulon 11 luftëtarët që do të zbresin në fushë ndaj Polonisë

Pritja mori fund. Tani nuk ka më dilema. Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho ka publikuar listën e 11 titullarëve që do të zbresin në fushë sot në mbrëmje në sfidën ndaj Polonisë.

Në debutimin e tij në krye të kombëtares shqiptare, tekniku brazilian ka përzgjedhur 11 luftëtarët që do të nisin lojën që nga minuta e parë në Varshavë.

Porta i është besuar Strakoshës, në mbrojtje do të luajnë kapiteni Hysaj, Kumbulla, Mihaj dhe Balliu. Asllani, Ramadani dhe Gjasula do të luajnë në mesfushë, ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Uzuni, Cikalleshi dhe Asani. / Oversport.tv