Formula 1: Arrihet marrëveshja, në Abu Dhabi do të garohet deri në vitin 2030

Në prag të Çmimit të Madh të Abu Dhabit, që këtë fundjavë do të mbyllë sezonin dhe do ti japë çmimin e madh njërit mes Lewis Hamilton ose Max Verstappen, Formula 1 ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me Abu Dhabi Motorsports Management për ta përfshirë këtë pistë në kalendarin e Botërorit deri në vitin 2030.

“Jemi të lumtur të konfirmojmë se do të vazhdojmë të garojmë në Abu Dhabi deri në vitin 2030 falë kësaj marrëveshjeje të re. Mezi presim që të shijojmë ndeshjen e fundit të një kampionati që do të shkruajë historinë e Formula 1.

Promotorët, ADMM, krijojnë gjithmonë një shfaqje të mrekullueshme për garën e fundit të çdo sezoni dhe falë ndryshimeve në përmirësimin e pistës, jemi shumë entuziast që do të vazhdojmë të garojmë në Abi Dhabi për shumë vite të tjera”, kanë qenë fjalët e presidentit dhe administratorit të deleguar të Formula One Group, Stefano Domenicali. / Oversport.tv