Formula 1, Aston Martin publikon datën e prezantimit të makinës së re

Skuderitë e Formula 1 kanë filluar të bëjnë gati makinat për sezonin 2022. Është Aston Martin ekipi i parë që ka shpallur datën e lansimit të makinës krejtësisht të re për sezonin e ardhshëm.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare, skuderia angleze ka bërë të ditur se makina e re do të prezantohet më 10 shkurt 2022. Pilotët e saj për sezonin e ardhshëm do të jenë katër herë kampioni i botës, Sebastian Vettel dhe piloti kanadez, Lance Stroll.

Ekipi, i cili përfundoi i shtati në sezonin e kaluar 2021, po udhëhiqet në një epokë të re nga pronari Laërence Stroll. Biznesmeni kanadez ka plane madhështore për Aston Martin dhe synon të përballet me skuderitë kryesore për titullin kampion në të ardhmen. /oversport.tv