Formula 1: Jost Capito, CEO i Williams pozitiv me Coronavirus

Përmes një deklarate zyrtare, skuadra Williams ka njoftuar se CEO dhe Përgjegjësi i skuadrës, Jost Capito ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Drejtuesi gjerman rezultoi pozitiv përpara nisjes për në Jeddah, ku këtë fundjavë do të zhvillohet Çmimi i Madh i Arabisë Saudite, gara e parafundit e kampionatit Botëror të Formula 1.

“Infektimi i tij nuk ka patur ndonjë ndikim në Williams Racing dhe skuadra do të vazhdojë të punojë në pistë ashtu siç ishte parashikuar”, shkruhet në njoftimin e Williams. / Oversport.tv