Në fund të një gare që dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë, që filloi me një orë vonesë për shkak të shiut dhe u ndal për shkak të aksidentit të rëndë të Mick Schumacher, ka qenë Sergio Perez, ai që ka triumfuar në edicionin e 68-të të Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1.
Piloti i Red Bullit i ka rezistuar në xhirot finale sulmit të Carlos Sainz, që nuk gjeti hapësira për të parakaluar meksikanin që po haste vështirësi të mëdha me gomat.
Në shkallën e tretë të podiumit është ngjitur Verstappen, që thellon akoma më shumë diferencën me Charles Leclerc në renditjen e botërorit.
Piloti i Ferrarit e mbylli garën i katërti, po ka qenë shumë i nxehur në fund të këtij Çmimi të Madh që u komprometua nga një ngatërresë në pit stop në pjesën e parë të garës. / Oversport.tv
Foto: Formula 1 Twitter
Confirmation of the points scorers 👀#MonacoGP #F1 pic.twitter.com/Mr9mT6aoWp
— Formula 1 (@F1) May 29, 2022